Llunjiq: Barjaktari të përgjigjet pse u përça dega e URA-s në Ulqin dhe pse çdo ditë anëtarësohen në PDS ish-simpatizantët e tyre

Zoti Barjaktari,

Nuk kemi dashur ta turpërojmë URA-n duke publikuar informacion mbi përçarjet në degën tuaj në Ulqin, por meqë insistoni, le të informohen edhe qytetarët saktësisht. Nëse keni kurajo, publikojeni listën e kandidatëve për këshilltarë. Nëse guxoni, tregoni se ku është personi të cilit ja keni premtuar se do të jetë bartësi i listës. Nëse guxoni, njoftojini qytetarët se ku gjenden partnerët tuaj të koalicionit që dikur i keni quajtur kriminelë dhe hajdutë. Nëse guxoni, tregoni në cilat tubime dhe me cilën ikonografi marrin pjesë “talentët” tuaj të rinj.

Frika është një mrekulli dhe kushdo që humbet ka të drejtë edhe të zemërohet. Por, për qytetarët e Ulqinit, PDS ju informon se ne po shënojmë rritje të përkrahjes, mes tjerash edhe falë besimit të votuesve të mëparshëm të URA-s.

PDS-ja ka rrjetin më të mirë dhe më të organizuar zgjedhor, duke përfshirë edhe zonat në Ulqin që zoti Barjaktari as që e di se ekzistojnë, pasi nuk i lejohet të dalë jashtë zyrës së tij.

Z. Barjaktari, merruni me deklarata deri sa votuesit do ju tregojnë qartë se besojnë vetëm në strukturën politike pa të cilën nuk ka qeverisje të re dhe progres në Ulqin si dhe pa të cilën nuk do ketë qeveri të re në nivel shtetëror — e ajo është Partia Demokratike e Socialistëve.

Driton Llunjiq, kryetar i KK PDS Ulqin    

Zakažite sastanak

Odaberite člana naše stranke sa kojim biste željeli da razgovarate i izaberite datume koji vam odgovaraju.

Naš tim će vas kontaktirati u najkraćem roku.

Postanite naš član