Popoviq: E kuptojmë nervozizmin tuaj për humbjen e sigurtë që ju pret, por kjo s’ju jep të drejtën të shkatërroni pronën e qytetarëve

Më kot përpiqeni të justifikoni vandalizmin dhe rrugaçërinë e kandidatit tuaj për këshilltar. Asfaltimi po bëhet sipas të gjitha standardeve dhe procedurave të përcaktuara. Mirëpo, ka mënyra tjera për ta vërtetuar e jo duke shkulur asfaltin e freskët. Asnjë njeri normal nuk mund ta justifikojë një akt të tillë, si dhe është shqetësues vetë fakti që shkatërrimi i infrastrukturës rrugore bën pjesë në marketingun tuaj parazgjedhor. Ndoshta do ju shkonte më shumë për shtat që kompania e Marko Bata Careviqit të asfaltonte në Ulqin, për marrëdhënien e përzemërt që lideri juaj ka krijuar së fundmi me kryetarin e Komunës së Budvës i cili njihet vëçanërisht për asfaltimet e tij. Sidoqoftë, ne ju jemi mirënjohës për promovimin falas, sepse reagimi juaj është dëshmia më e mirë se në Ulqin po punohet. Kjo është, në rradhë të parë, e rëndësishme për qytetarët dhe do e kenë ata në dorë ta gjykojnë.

Gjithashtu, është jokoherente kur URA flet për rëndësinë e cilësisë. Po të kujdeseshit ju për cilësinë, një nga “ekspertët” tuaj apostolik nuk do merrej me revanshizëm dhe nuk do shkarkonte drejtorë që punonin sipas ligjit. Dëmin shumë milionësh që e shkaktuat me vendime të tilla në fund do duhet ta paguajnë qytetarët nga xhepi i tyre, ndërsa me ato para do mund të zgjidhej çështja e të gjitha rrugëve të Ulqinit. Kishit gati dy vjet në qeveri për ta dëshmuar atë që dini, për të nisur projekte zhvillimore ose për të ndërtuar diçka të re. Përveç faktit që së bashku me partnerët tuaj punuat në çmontimin dhe shkatërrimin e themeleve të shtetit, ne nuk mbajmë mend asgjë tjetër nga rezymeja juaj ndërtimore. Kjo shihej dhe në qëndrimin e qeverisë tuaj ndaj Podgoricës si dhe qyteteve tjera ku nuk keni paguar punët e kontraktuara ose të nisura, e jo më të keni nisur diçka të re. Fjalia e famshme “tokë e djegur” pas “ekspertizës” tuaj po që ka marrë kuptimin e duhur.

Si përfundim, e kuptojmë që jeni nën presionin e madh që shefi juaj mos të pësojë humbje në vendlindje, por së pari – nuk do të ishte për ju hera e parë, dhe së dyti – gjeni një mënyrë tjetër për të shprehur nervozizmin dhe pakënaqësitë nga misioni i pamundur që keni përpara. Asfalti, sigurisht, nuk është fajtor për humbjen e sigurt që ju pret të dielën.

Mr Ivana Popoviq, kandidate për këshilltare nga lista “Po, për Ulqinin dhe Malin e Zi”  

Zakažite sastanak

Odaberite člana naše stranke sa kojim biste željeli da razgovarate i izaberite datume koji vam odgovaraju.

Naš tim će vas kontaktirati u najkraćem roku.

Postanite naš član