PDS Ulqin: Të vazhdohet me krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës në komunën tonë

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, kryesia e PDS-së e udhëhequr nga nënkryetari Dr. Jevto Erakoviq dhe Sekretari i Përgjithshëm Aleksandar Bogdanoviq, së bashku me bartësin e listës “Po, për Ulqinin dhe Malin e Zi” Dr. Haki Mavriq, zhvilloi vizitë në fabrikën e mobiljeve “Kurti”.

Gjatë vizitës ata u njohën me programin si edhe gjithë procesin e prodhimit të kësaj fabrike.

Në një bisedë të përzemërt dhe miqësore u theksua me kënaqësi të veçantë kontributi i kësaj fabrike si dhe u konstatua që në periudhën e ardhshme duhet të vazhdohet me zhvillimin e projekteve ekzistuese si dhe nxitjen e projekteve të reja, me qëllim që të krijohen kushte për hapjen e vendeve të reja të punës në Ulqin.

KK PDS Ulqin  

Zakažite sastanak

Odaberite člana naše stranke sa kojim biste željeli da razgovarate i izaberite datume koji vam odgovaraju.

Naš tim će vas kontaktirati u najkraćem roku.

Postanite naš član