PDS Ulqin: Pa PDS është e vërtetuar se Ulqini nuk mund të ketë zhvillim

Më mirë do të ishte që të merreni me situatën brenda koalicionit tuaj dhe të pastroni biografitë e atyre që deri dje i keni akuzuar për korrupsion. 

Ky do të ishte rasti që të dëgjojmë diçka nga ju në lidhje me këtë çështje duke qenë se deri më sot nuk kemi parë as dalje të përbashkëta gjatë fushatës tuaj. Është e njohur tashmë që në koalicion po largoheni nga njëri-tjetri, ndaj e fshehni dhe listën, por nuk e prisnim që të tjerët të distancohen edhe nga vetë ju si bartësi i listës.

Sa i përket asfaltimit, ai është i rregullt dhe po shkon sipas planit, pavarësisht nga fushata zgjedhore, për të përmbushur nevojat e të gjithë qytetarëve të Ulqinit. Sidoqoftë, ju falenderojmë që e përmendët, sepse na vjen mirë kur konkurrenca politike vëren se Ulqini po punon dhe po ndërton, edhe pse s’e kuptojmë pse ju vjen keq dhe atëherë kur është në të mirën e qytetarëve?!

Ajo që ne ju sugjerojmë, në mënyrën më dashamirëse të mundshme, është që të mos turreni me deklarata, që mos të përfundoni kandidat për kryetar komune më shkurt se kolegu juaj Harasani.

Ne e kemi dëshmuar se Ulqini nuk ka zhvillim pa PDS-në dhe nëse kjo nuk është e qartë, atëherë bëjeni krahasimin me kohën kur keni qenë menaxher i komunës apo kur partneri juaj i koalicionit ka qenë njeriu i parë i qytetit. Ju kujtojmë se çfarë keni thënë për të dhe kolegun e tij partiak në kohën kur kanë qenë udhëheqës të Ulqinit. Edukata jonë politike nuk na lejon që ti përsërisim akuzat tuaja.

Ulqinakët janë të vetëdijshëm se me koalicionin tuaj në krye të qytetit do të kishte një përsëritje të kaosit që e karakterizoi pushtetin në ikje në nivelin qendror. Me pak fjalë, nuk do të dihej as kush pi dhe as kush ha, por ama do dihej se kush e paguan në fund dëmin – qytetarët e Ulqinit.

Ju sugjerojmë, gjithashtu, që të merreni me koalicionin tuaj, interesat e gjëra dhe konfliktet brenda tij. Ndërkaq, neve na lini të punojmë dhe t’i përfundojmë projektet në të mirë të qytetarëve të Ulqinit.

KK PDS Ulqin

Zakažite sastanak

Odaberite člana naše stranke sa kojim biste željeli da razgovarate i izaberite datume koji vam odgovaraju.

Naš tim će vas kontaktirati u najkraćem roku.

Postanite naš član